Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim për ata që do të udhëtojnë për në këtë shtet

E publikuar: 30/03/2021 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dalur me një njoftim për masa të reja me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet.Sipas kësaj ambasade, nga sot të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre.

“Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi”, është thënë nga kjo ambasadë.