Ambasada Amerikane: Viti 2021 tregoi qëndrueshmërinë e Kosovës

E publikuar: 31/12/2021 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada Amerikanë në Kosovë, përmes një video-mesazhi ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Vitit të Ri.Në urimin e ambasadës thuhet se viti 2021 tregoi këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe popullit të saj.

“Gjithashtu u dëshmua se partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është më i fortë se kurrë”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikanë në Kosovë.Më tej, Ambasada Amerikane në urimin e saj, si të arritur të madhe e ka parë edhe zbarkimin e parë të përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt.