Ambasada Amerikane uron Distrian: Ajo jep një shembull inspirues për të gjithë kosovarët

24.07.2021 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasada Amerikane uron Distrian: Ajo jep një shembull inspirues për të gjithë kosovarët

Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka uruar Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojrat Olimpike që po mbahen në Japoni, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Twitter, nga kjo ambasadë kanë thënë se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.

“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, është shkruar nga kjo ambasadë.

Kujtojmë që Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Medalja e parë ishte siguruar nga Majlinda Kelmendi.

Krasniqi pas fitores ka marrë urime të shumta nga akterë politik brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Albin Kurti ka falenderuar sot Krasniqin që po i bënë qytetarët krenar.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para botës.

Distrian e uroi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai pas fitores e quajti atë luaneshë.

Kujtojmë që xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me brazilianen, Gabriela Chibana, duke fituar me ippon.

Xhudistja shqiptare e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me brazilianen, Gabriela Chibana, duke fituar me ippon

Edhe në çerekfinale Distria arriti të fitojë me ippon, duke e mundur xhudisten Chen-Hao LIN.

Punë më të vështirë pati në gjysmëfinale, ku natyrisht, ishin edhe emocionet për të siguruar medalje Olimpike.

Ajo u përball me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mund krejt në fund për t’i siguruar tashmë medalje Kosovës.

Por, objektivi i Distria Krasniqit nuk ishte vetëm medalja Olimpike, ishte medalja e artë Olimpike dhe në finalen e madhe, ajo pati punë edhe më të vështirë, me njërën prej favoriteve në kategorinë -48kg, Funa Tonaki.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Real Madrid prezanton fanellat e treta për sezonin 2021/22

Real Madrid prezanton fanellat e treta për sezonin 2021/22

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq

Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq

Gastronomët kërcënuan me largimin e arkave fiskale, vjen reagimi nga ATK

Gastronomët kërcënuan me largimin e arkave fiskale, vjen reagimi nga ATK

Kosova vendi më i lirë në rajon për të jetuar

Kosova vendi më i lirë në rajon për të jetuar