Ambasada amerikane në Beograd “nuk ka informata për angazhimin e Rice në Ballkan”

E publikuar: 28/11/2017 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada amerikane në Beograd nuk ka informata lidhur me atë se gjoja po shqyrtohet angazhimi i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Condolezza Rice, si emisare speciale për Ballkanin.
Kështu kanë thënë zyrtarë të kësaj ambasade për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.

“Ambasada nuk ka informata lidhur me atë se po shqyrtohet angazhimi i Rices në këtë pozicion”, është përgjigjur Ambasada, në pyetjen se sa janë të bazuara shkrimet për angazhimin e Rices si emisare në Ballkan.

Mediat ruse, duke u thirrur në burime në Beograd e Mitrovicë, kanë raportuar ditë më parë se Condolezza Rice, si emisare speciale amerikane në Ballkan, do të angazhohej në radhë të parë rreth Kosovës dhe për ta bindur Serbinë që ta njohë pavarësinë e saj.