Ambasada amerikane me njoftim për shtetasit e ShBA-së që janë në Kosovë

E publikuar: 31/03/2020 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada Amerikane ka rinjoftuar shtetasit amerikan që janë në Kosovë të regjistrohen në step.state.gov në mënyrë që të marrin informacionin më aktual se si Seksioni Konsullor i Ambasadës po punon për t’iu ndihmuar dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre.

“Ne kemi qenë duke ndihmuar amerikanët që dëshirojnë të kthehen në shtëpi në javët e fundit. Një tjetër fluturim riatdhesimi për në Amerikë duhet të niset nesër, për të gjithë ata kanë rezervimet, ne mezi presim t’ju shohim në aeroport”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë

Duhet përkujtuar që shumë shtetas të huaj kanë mbetur në Kosovë derisa të aranzhohen fluturimet për t’u kthyer nëpër vendet e tyre, ngjashëm edhe me shumë kosovarë nëpër vendet e huaja, derisa të bëhen realizimet e fluturimeve në mënyrë që gjithsecili të kthehet në shtëpinë e tyre, pas situatës së krijuar nga COVID-19.