Ambasada amerikane e falenderon Palmerin, tregon se cila ishte kërkesa e tij në Kosovë

E publikuar: 02/06/2021 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka falenderuar emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer për vizitën që e ka pasur në Kosovë, raporton Express. Ambasada amerikane ka thënë se Palmer në Kosovë ka kërkuar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Faleminderit Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer për vizitën e tij dhe takimet produktive me udhëheqësit e Kosovës, me kërkesën e përsëritur për partneritet midis dy vendeve tona dhe rifillim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Palmer, së bashku me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë realizuar një vizitë dyditore në Kosovë, ku janë takuar me krerët më të lartë të institucioneve, si dhe me liderët e partive politike parlamentare.