Amaneti prekës që Gani Dreshaj ia la vajzës së tij

E publikuar: 15/12/2017 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK’së për kryetar të Komunës së Istogut Gani Dreshaj ka emocionuar të pranishmit në tubimin përmbyllës të fushatës. Ai ka porositur të bijën e tij, për të punuar për qytetin.

Dreshaj thotë se do të realizojë të gjitha premtimet e dhëna, përfshirë hapjen e 3000 vendeve të punës, 2000 për femra e 1000 për meshkuj.

Kandidati i AAK’së, kishte një fjalë të veçantë për të bijën, Rinën, e cila gjithashtu ishte në tubim.

“Kush është i aftë për punë, ka me punu. Unë kom me ju gjet 2000 grave e 1000 burrave punë. Edhe me vdekë, Rina ki me ma kry këtë amanet, çika jeme”, i është drejtuar Dreshaj asaj.

Këtë të diele mbahen zgjedhjet për kryetar në Istog kur Dreshaj do të garojë kundër Haki Rugovës së LDK’së.