Allegri vazhdon kontratën me Juventusin

E publikuar: 06/05/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimiliano Allegri pritet të vazhdojë kontratën me Juventusin
Strategu italian, Massimiliano Allegri ka ndryshuar mendjen. Ish trajneri i Milanit nuk pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

Sipas të përditshmes sportive italiane, TuttoSport, Allegri pritet të vazhdoj kontratën me liderin e Serie A për dy vite.

Kontrata aktuale e Allegrit me Juventusin skadon në fund të sezonit të ardhshëm (në vitin 2018), përcjell Express.

Allegrit është në rrugë të mirë që këtë sezon të fitojë me Juventusin tre trofe: Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve. /Express/