Allegri mbështet Juventusin për transferimin e yllit të Bayernit

E publikuar: 15/06/2021 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri Massimiliano Allegri është duke planifikuar disa transferime në afatin kalimtar veror që nga koha kur mori drejtimin e Juventusit.

Prioriteti kryesor i Allegrit thuhet se është përforcimi i mesfushës ku do ndodhin disa transferime, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit italian Gianluca di Marzio, Allegri prioritet e ka bërë mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli.

Në rast që klubet angleze e fitojnë garën për Locatellin, Juventus do rikthejë vëmendjen te mesfushori i Bayernit, Corentin Lolisso.

Di Marzio shton se Juventusi ka mbajtur bisedime të mëhershme për këtë transferim, ngase e shohin Tolisson si përforcimi i duhur për mesfushë.

Allegri e ka kërkuar talentin francez edhe në vitin 2017, por lojtari vendosi të transferohet te Bayern.

Tolisso është i hapur për aventurë të re te Bayer, sidomos vitin tjetër që është agjent i lirë.