Aliu jep detaje rreth portit të përbashkët Kosovë – Shqipëri

20.06.2022 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aliu jep detaje rreth portit të përbashkët Kosovë – Shqipëri

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje rreth projektit të portit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Aliu tha se hartimi i projektit për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Prishtinë – Durrës pritet të përfundojë sivjet, për të kaluar pastaj në hartimin e dizajnit. Ai shtoi se për këtë projekt është ndarë një buxhet prej 1 milion e 980 mijë eurosh.

“Kemi formuar grupin, dhe kemi përgatitur termat e referencës menjëherë për të filluar fizibiliteti, ka mbetur veç kjo pjesa financiare. Është projekt i përbashkët dhe duhet të financohet nga të dy shtetet, duhet të ketë marrëveshje të reja, duke e ditur që pjesa më e vështirë është në Shqipëri, më pak në Kosovë, i bie që bartëse e projektit të jetë Shqipëria dhe do të jetë financuese me 51 për qind të projektit e me 49 për qind republika e Kosovës. Kemi 1 milion e 980 mijë euro buxhet të ndarë dhe pritet të përfundojë sivjet e pastaj të merremi me hartimin e dizajnit”, ka thënë Aliu për Klan Kosova.

Sipas ministrit,ky korridor ka qenë prej kohës së Perandorisë Austro-Hungareze dhe është shfrytëzuar për dalje në Adriatik, nga pjesa e brendshme e Ballkanit dhe, siç tha ai, është vend shumë i përshtatshëm, pasi është zonë malore dhe për Kosovën është shumë e rëndësishme pasi mallrat nga porti i Durrësit shpërndahen përmes Prishtinës në regjion.

“Kjo hekurudha nga lugina e Drinit, ka pjerrtësi më të lehtë dhe arrin shpejtësi më të madhe të qarkullimit dhe do të jetë e përshtatshme edhe për portin e Tivarit, arrin më shpejt në Sofje, në Shkup dhe prandaj gjithë këto mallra kalojnë nëpër Shkodër, në Prishtinë dhe pastaj shpërndahen, kjo krijon një mundësi shumë të mirë për Kosovën që të zhvillohet ekonomikisht. Të gjitha ato mallra duhet të vijnë të sistemohen gjitha ato mallra duhet të shpërndahen, me transport tokësor të tjerat vazhdojnë me kontejnerë, e rëndësishme është se është edhe aeroporti afër, që duhet të shoqërohet me një terminal të mallrave, që e bën kombinim multimodal të transportit edhe atij detar edhe ajror edhe tokësor”, ka shtuar ai.

Ministri tha se Prishtina do të jetë një porti i thatë i atij të Durrësit.

“Do të jetë një port i thatë i portit të Durrësit, aktualisht portet e thata janë duke u zhvilluar shumë nëpër botë, kërkohet që në një largësi rreth 200 km të dërgohen mallrat e pastaj të shpërndahen nga aty, e vend i përshtatshëm për këtë punë është Prishtina”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për të qeshurat e tij në takim me kryeministrin Rama, ku tha se ky i fundit i thotë gjërat në mënyrë interesante.

“Po qeshëm sepse mënyra se si kryeministri Rama i thotë gjërat, natyrisht që i thotë gjërat në mënyrë interesante”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Reagon Kurti: Marrëveshja për energjinë rezultat i punës sonë, rryma në Veri do të faturohet

Reagon Kurti: Marrëveshja për energjinë rezultat i punës sonë, rryma në Veri do të faturohet

Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime