Aliu: 183 milionë euro borxhe për shpronësime, ende vuajmë për mungesë liqenesh

E publikuar: 12/10/2021 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka thënë se mandati i tij gjashtë mujor, iu është dashur të merret me situatat emergjente që janë krijuar në dikasterin e tij.

Aliu, i ftuar në debatin “FOL Hapur”, të organizuara nga Lëvizja FOL, ka thënë se këto situata emergjente, siç janë trajtimi i çështjeve të hidrocentraleve dhe gurëthyesit, e largojnë nga agjenda e programit qeverisës.

“Këto gjashtë muajt e parë, më shumë punë na ka marrë situatat emergjente, e më pastaj jemi duke u marrë me hidrocentralet dhe gurëthyesit.

Këto situatat emergjente të largojnë paksa nga agjenda”.Teksa ka folur për shpronësimet në ndërtimin e autostradave, Aliu ka thënë se 183 milionë euro janë borgje në këta drejtim.

“Problemi me autostradë, është te shpronësimet, sepse baza e problemit te autostrada e ka shpronësimin.

Trasetë e rrugës, ka ta bëjë me shpronësimet, dhe pikërisht autostrada Prishtinë-Gjilan ka pasur shumë ankesa, dhe pikërisht kjo problematikë e shpronësimit ka ngecur ndërtimi i kësaj autostrade”.

“183 milionë euro i kemi borxh për shpronësime. Pra ka selektim të vlerësimet, ky njëri e ka vlerën më të madhe e tjetri më të vogël, dhe në Kiev-Zahaq, është bërë krim me shpronësime”, tha Aliu.

Tutje, Aliu ka folur edhe për mungesën e liqeneve në vend. Tha se 500 metra kub që janë aktualisht në vend, nuk i plotëson kërkesat tona.

“Pastaj kemi edhe mungesën e liqene e, ku nëse i mbledhin në tërësi kemi afro 500 metra kub ujë. Vetëm liqeni i Kollanit në Shqipëri ka pesë fish më shumë se ne.

Ne duhet ta gjejnë si të ndërtojmë dika të reja, dhe 21 vjet pas luftë nuk kemi liqene të reja”, tha Aliu Tutje, Aliu ka folur edhe për ndotjen e ambientit, për të cilën tha se faktorët kryesor janë Kosova B, familjet dhe transporti, raporton EO.

“Kemi dy raporte, siç është ai i BE-së dhe një raport japonez për faktorët e ndotjes së ajrit.

Ndotësit e ajrit në Prishtinë janë identifikuar, siç është Kosova B, e që është më i rëndë sesa Kosova A, pastaj janë veturat dhe janë familjet të cilët përdorin thëngjill për ngrohje”.

“Te çështja e ndotjes nga familjet është paksa problem sepse nuk mundesh te ato familje t’i detyrosh të përdorin pelet e jo thëngjill, sepse e dyta kushton më lirë”, tha Aliu.