Aleanca zgjedh Muharrem Nitajn sekretar të përgjithshëm të partisë

E publikuar: 29/06/2022 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen konstituive të mbajtur sot në Prishtinë, ka zgjedhur kryesinë e re të Aleancës, prej 38 anëtarësh.

Nënkryetarë të Aleancës janë zgjedhur Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, ndërkaq Sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj.

Ish deputeti Gazmend Syla është zgjedhur sekretar organizativ.

Ramush Haradinaj pa kundërkandidat është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të AAK-së.

Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj i cili ka marrë besimin e Këshilli i Përgjithshëm të AAK-së, ka falënderuar të gjithë anëtarët për besimin e dhënë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ma ka besuar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Vlerësim i jashtëzakonshëm për punën time dhe detyrë me shumë përgjegjësi.

Ju falëndëroj për besimin e dhënë!!!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Falënderimi i Nitajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ma ka besuar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Vlerësim i jashtëzakonshëm për punën time dhe detyrë me shumë përgjegjësi.

Ju falëndëroj për besimin e dhënë!!!