Albulena Haxhiu e mohonte futjen e gazit lotsjellës në Kuvend

E publikuar: 21/03/2018 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta Insajderi gjatë ditës ka raportuar se Lëvizja Vetëvendosje kohë më parë kishte futur gaz lotsjellës në Kuvend.

Këtë e kishte mohuar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e Gazetës Insajderi.

“Nuk e di se nga e keni marrë këtë burim. Asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron. Ne kemi thënë se do ta kundërshtojmë Demarkacionin në Kuvend. Për veprimet tona vazhdimisht kemi qenë transparent, dhe njësoj do të jenë transparente edhe sot”, ka thënë Haxhiu për Insajderin.

Gjithashtu, Gazeta Insajderi ka raportuar se një deputet i Grupit të Pavarur të Deputetëve tha thënë se Grupi i Vetëvendosjes ka kërkuar prej tyre që bashkërisht ta hedhin gazin. Por grupi i Visar Ymerit nuk ka pranuar./Insajderi.com