Albin Kurti, rendit dhe arsyeton vendimet që sot u morrën në Qeverinë që ai drejton

E publikuar: 28/02/2020 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbledhja e sotshme e Qeverisë së Kosovës, e drejruar nga Kryeministri Albin Kurti, ka marr vendime që siç thotë ai në një shkrim në Facebook, për ta ndryshuar gjendjën aktuale nëpër të cilën po kalojnë institucionet shtetërore, raporton Infosot.

Kurti ka shkruar se rritëm ndihmat financiare për Shqipërinë, që situatën pas termetit t’a tejkalojnë më shpejtë.

Kryeministri Kurti, ka shkruar edhe për vendimin e marr për themelimin e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementeve të reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Shkrimi i Kryeministrit Albin Kurtit në Facebook

Sot u mbajt mbledhja e katërt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. U morën disa vendime të rëndësishme:

  • Solidariteti
    U votua propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, me qëllim të ndihmës në sanimin e dëmëve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në konferencën e donatorëve “Together for Albania” të mbajtur në Bruksel, si ekzekutiv u zotuam që shumës 500 mijë euro të dhuruar në ditën e tërmetit do t’i shtojmë edhe 200 mijë euro të tjera.
  • Bordet
    Qeveria jonë nuk mund t’i ofroj kushtet më të mira në vendin e punës nëse padrejtësia ndaj punëtorëve mirëmbahet. Prandaj, në mbledhjen e sotme, pas analizave të bëra, vendosëm unanimisht që Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe ai i Mbikëqyrjes së Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A. të shkarkohen. Është detyrë e jona që jo vetëm këto dy ndërmarrje t’i avanacojmë e t’i forcojmë. Nga vizitat që i kemi bërë, nga kapaciteti i fuqisë punëtore që kemi parë, por edhe nga historiku i ndërmarrjeve publike, kemi kuptuar që duhet një menaxhment i ri dhe jopartiak.
  • Shëndetësia
    Qeveria e vendit tonë po i merr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi, në këtë rast për Coronavirus (COVID-19). Kemi paraparë që në këtë fazë duhet t’i ndajmë 400 mijë euro si mbulim i logjistikës së nevojshme në rast se shfaqet simptoma e këtij gripi të rrezikshëm.
  • Drejtësia
    U votua themelimi i Grupit të Ekspertëve të Pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementeve të reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë. Ky grup ka për dëtyrë që deri me datën 30 maj 2020 t’i paraqesë Qeverisë e Ministrisë së Drejtësisë një raport me skenar dhe alternativa për Reformën e Vettingut në Sistemin e Drejtësisë dhe opcionet që duhet ndjekur për realizimin e tij mbështetur në objektivitet, integritet profesional dhe më së shumti në parime që e bëjnë reformën të mbrojtur nga interferimi i kujtdo.

Fundjavë të këndshme.