Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga këto zgjedhje sipas gjitha gjasave do të dalë politikani më i votuar në Kosovë.
Portali Infokusi.com ka arritur të siguroj disa informata të sigurta që pjesa dërmuese e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë votuar Albin Kurtin.
Marrë parasysh numrin e votave të Vetëvendosjes, që deri më tani ka arritur 188,866, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti del të jetë politikani më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Kjo edhe për faktin së, në listën e koalicionit PDK-AAK dhe Nisma, që kanë mbi 237.346 votat e elektoratit të tyre janë të ndara te tre liderët e partive.
Kryetari i PDK-së, si bartës i listës të koalicionit PAN, ka marrë numrin më të madh të votave, por nuk i ka edhe të shumicës së elektoratit të AAK-së as të Nismas për Kosovën.
Njëjtë siç nuk ka arritur t’i marrë as Ramush Haradinaj votat e elektoratit të PDK-së. /INFOKUSI.COM/