Albian Ajeti shënon dy gola në fitoren e Baselit ndaj Thunit, hyn furishëm në garë për golashënuesin e vitit  

E publikuar: 29/04/2018 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin zviceran tek skuadra e Baselit.

Baseli ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Thunit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superligës së Zvicrës.

Në këtë ndeshje shenj la edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti, i cili shënoi dy gola.

Goli i parë i Ajetit erdhi në minutën e 75-të me sulmuesin që shënoi për epërsinë 5-1.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk u ndal me kaq pasi shënoi edhe në minutën e 86-të duke vulosur rezultatin përfundimtar 6-1.

Vlen të theksohet se Ajeti u inkuadrua në këtë ndeshje vetëm në minutën e 67-të duke zëvendësuar Ricky van Wolfswinkel.

Ndryshe, Ajeti momentalisht gjendet i dyti në listën e golashënuesve me 12 gola apo vetëm dy më pak se vendi i parë.

Golat e Ajetit mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme nga minuta 2:55. /Telegrafi/