Alban Hyseni: Tash e tutje qeverisim bashkë me banorët e Gjilanit

E publikuar: 11/10/2021 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alban Hyseni:

Siç edhe mund ta keni parë sot, Lutfiu, kandidati nga radhët e LDK-së për Gjilanin braktisi garën duke mos prezantuar pikëpamjet e tij dhe të partisë që përfaqëson para qytetarëve në debatin e fundit të kësaj fushate. Kjo nuk është aspak befasuese sepse ai si figurë politike i cili shumë shpesh pretendon pozita udhëheqëse, braktisë qytetarët e Gjilanit çdo herë kur pozitat e tij vihen në rrezik apo kur i ofrohen pozitat udhëheqëse në nivel qëndror.

Fatkeqësisht për të, sot asnjë nga këto pozita nuk i ofron një alternativë apo strehim. Sot, ai braktisi qytetarët e Gjilanit dhe mbështetësit e tij për herën e fundit. Sot ai e dëshmoi se nuk është figurë që , ashtu siç u deklarua disa ditë më parë, ‘shkon pertej LDK-së’ (distancim nga partia të cilës i përket i cili është i turpshëm edhe për të) e poashtu edhe më shumë e dëshmoi se nuk është figurë e cila e përfaqëson denjësisht qytetarin e Gjilanit. Sot ai na tregoi se është koha që hapësira për udhëheqjen e Gjilanit duhet t’i jepet dikujt tjetër që nuk i përket mendësisë së vjetër zhvatëse, por duhet t’i jepet dikujt që me mendësinë e re punon për Gjilanin. Z. Haziri, ju sot i braktisët qytetarët e Gjilanit, por ata tash e tutje nuk janë më vetëm.

Tash e tutje mendojmë për Gjilanin.
Tash e tutje qeverisim bashkë me banorët e Gjilanit.
Tash e tutje jetësojmë idetë e programit tonë të përbashkët qeverisës.
Tash e tutje rikthejmë vëmendjen kah jush, për të gjitha lagjet, për të gjitha fshatrat, për të gjitha bizneset, për të gjitha shtresat, për të gjitha moshat.
Ju jeni e ardhmja, e bashkë mendojmë dhe veprojmë për Gjilanin.
T’ia kthejmë dinjitetin Gjilanit.
Bashkë qeverisim.