Alban Hyseni: “Më 9 nëntor do të festojmë bashkë për Gjilanin tonë!”

E publikuar: 01/11/2025 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka marrë pjesë sonte në hapjen zyrtare të fushatës për balotazhin, në tubimin qendror të Vetëvendosjes që u mbajt në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni ka ndarë përshtypjet nga ky aktivitet duke theksuar se atmosfera në tubim ishte e jashtëzakonshme dhe plot energji.

“Sonte e bëmë hapjen zyrtare të fushatës për balotazhin, bashkë me të gjithë kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar komunash.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, plot energji, besim dhe vendosmëri për fitore!
Fitorja e madhe është shumë afër. Më 9 nëntor do të festojmë BASHKË për Gjilanin tonë!”, ka shkruar Hyseni.

Balotazhi për Komunën e Gjilanit pritet të zhvillohet më 9 nëntor, ku Hyseni do të garojë për një mandat tjetër në krye të komunës, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e qytetarëve për vazhdimin e qeverisjes lokale nga Vetëvendosje.