Alarmon QKUK-ja: Jemi stërngarkuar, rrezikojmë të kolapsojmë

30.06.2020 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alarmon QKUK-ja: Jemi stërngarkuar, rrezikojmë të kolapsojmë

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 6 pacientë janë në përkujdesje intensive dhe në gjendje të rëndë, ndërsa 66 të tjerë janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Përveç në Klinikën Infektive, pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, ku janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP. Pacientë me COVID-19 ka edhe në klinikën e Pulmologjisë, ku janë të shtrirë 22 raste të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Infektologu Salih Ahmeti, derisa ka treguar për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive, deklaroi se kapacitetet e kësaj klinike janë të stërmbushura.

“Ne sot i kemi të shtrirë 111 pacientë gjithsej, prej atyre 66 janë me oksigjenoterapi dhe me gjendje më të rënduar, ndërsa gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. Ndërsa, në kujdesin intensiv i kemi 6 pacientë, janë me frymëmarrje po ashtu të ndihmuar me metodën CPAP kanë një gjendje mjaftë të rëndë, mirëpo ne po bëjmë përpjekjet e mundshme që të përmirësojmë edhe gjendjen shëndetësore të tyre. Ndërsa, numri është në vazhdimësi i ndryshueshëm meqenëse ne sot do të lirojmë 5 pacientë të cilët janë të shëruar qoftë në aspektin klinik dhe laboratorik, por kemi mjaftë kërkesa edhe për spitalizim dhe unë besoj që ata shumë shpejt do të zëvendësohen me pacientë të ri”, tha ai.

Ahmeti tha se shtimi i rasteve me COVID-19 e vështirëson punën e stafit mjekësor, për çka u ka bërë apel qytetarëve që të bartin maskat dhe të mbajnë distancën fizike.

Ai tha se ende situata është e menaxhueshme, por që tha se çdo shtim i numrit të rasteve e vështirëson punën, ku nuk e përjashtoi mundësinë që të ndodh një kolaps shëndetësor.

“Ne deri më tani me kapacitete të mbushura, me energji të fundit të stafit shëndetësor dhe të stërngarkuar po ia arrijmë me i menaxhua ende mirë mendoj unë këta pacientë…Është punë e lodhshme, është punë e vështirë dhe punë e mundimshme, mirëpo kjo është obligimi jonë dhe unë besoj megjithatë se ne do të arrijmë që t’i kryejmë obligimet tona profesionale…Ne ende e menaxhojmë situatën, ne kemi angazhuar edhe staf vullnetar, ekipe rezervë, megjithatë unë po them e menaxhojmë. Mirëpo çdo shtim i numrit të rasteve këtë menaxhim e vështirëson dhe nëse ky numër i rasteve arrin që të merr vlera të pakontrolluara atëherë situata jonë unë nuk kisha pas dëshirë që të ndodh, por ekziston mundësia që ne të na qet në një kolaps shëndetësor”, tha ai për KP.

Përveç në Klinikën Infektive, pacientët me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë, ku janë të shtrirë 22 raste.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, tha se nga 22 pacientët në këtë Klinikë prej tyre 12 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe në gjendje stabile.

Në klinikën e Pulmologjisë, ku janë të shtrirë 22 raste të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“Për momentin me COVID-19 janë 22 pacientë të cilët janë të vërtetuar, ndërsa i kemi edhe 6 të cilët janë në pritje. Gjendja prej 22 pacientëve, prej tyre 12 janë me oksigjen, mirëpo janë në gjendje stabile nuk janë në një gjendje të rëndë. Jemi në mënyrë të vazhdueshme në kontakt me Klinikën Infektive në mënyrë që sapo t’iu lirohet atyre vendi këto raste i transferojmë në Klinikën Infektive, mirëpo derisa t’iu bëhet vendi ata pacientë qëndrojnë këtu dhe e marrin trajtimin këtu”, tha ajo.

Deri më tani në vendin tonë janë 2799 raste me COVID-19, ku 1506 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 49 persona. Vetëm mbrëmë në vendin tonë janë shënuar 122 raste me COVID-19.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi