Aktivistë të VV-së bllokojnë fjalimin e Dhurata Hoxhës, e akuzojnë për Deharin (Foto)

E publikuar: 20/03/2018 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri vajza kanë penguar ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha që të mbajë fjalimin e saj në aktivitetin që po mbahet sot në “Javën e Gruas”.

Derisa ministrja  Hoxha po e merrte fjalën në  këtë aktivitet me temën lufta kundër korrupsionit fjalimi i saj u pengua nga tri vajza të cilët në dorë po mbanin një pankartë më mbishkrimin “Dhurata je përly në krimin që e ke kryer”.

Në pankartë ishte edhe fotografia e aktivistit të VV-së Astrit Dehari i cili ka vdekur në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit.

Në këtë kohë Hoxha ka qenë ministre e Drejtësisë  e që VV vazhdimisht ka kërkuar përgjegjësi nga ajo për vdekjen e Deharit.

Tri vajzat  janë larguar nga salla nga sigurimi, ku po mbahet aktiviteti.