Aktakuzë ndaj zëvendësministres së Jashtme Liza Gashi për mosraportim të pasurisë

E publikuar: 19/01/2023 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, nën dyshimin për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare“.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se aktakuza është ngritur më 15 qershor të vitit të kaluar.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë lidhur me kallëzimin penal kundër L.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së, se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, më 15 qershor 2022, ndaj personit të lartcekur ka ngritur aktin akuzues”, thuhet në njoftim.

Gashi ushtron pozitën e zëvendësministres që nga krijimi i Qeverisë Kurti 2