Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës dhe dallavereve në tender

E publikuar: 01/06/2021 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre të pandehurve me inicialet B.T., G.O dhe H.H.

Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.T., për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, kundër të pandehurit me inicialet G.O. është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.H., për veprën penale “Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender” nga neni 309, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.