Aksioni i Përmbarimit, vëllezërit kërcënojnë me hedhje nga pallati

E publikuar: 08/09/2017 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm pak ditë pasi kërcënuan se do të hidheshin nga pallati, vëllezërit Bejko kanë bërë të njëjtën gjë edhe këtë të premte.
Dy vëllezërit në Durrës kërcënojnë se do të kryejnë vetëvrasje pasi në banesën e tyre ka shkuar sërish përmbarimi, i cili ka lajmëruar se duhet të lirojnë shtëpinë.
Këtë mëngjes, policia dhe Përmbarimi kanë shkuar në shtëpinë e Bejkove dhe u kanë bërë me dije se duhet të dalin nga banesa, por sipas vëllezërve, shtëpia ku ata kanë banuar gjatë gjithë jetës, është pronë shtetërore, transmeton Ora News.tv.
Por, pronari i tokës disponon dokumente ligjore që ai është pronar dhe në bazë të një vendimi gjykate, kjo tokë duhet t’i kthehet atij.