Aksioni në Kumanovë, në mesin e të arrestuarve edhe policë dhe zyrtarë shtetëror

E publikuar: 21/12/2021 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në aksionin e sotëm në Kumanovë kundër një grupi që merrej me tregti të paligjshme të drogës, janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe policë, doganier dhe zyrtarë shtetëror.

Hetimi në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është hapur ndaj 9 personave, të cilët ishin pjesëtar të grupit për tregti të paligjshme të drogës.

Bastisje po kryen në më tepër lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërkohë që është konfiskuar edhe një sasi e drogës.

https://fb.watch/a1nhvAlVZi/