Aksion simbolik i VV-së në panairin “Prishtina 2018”

E publikuar: 19/04/2018 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka kundërshtuar pjesëmarrjen e bizneseve të Serbisë në panairin “Prishtina 2018”, në të cilin është prezantuar vetëm një biznes i Shqipërisë.

Aktivistët kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”.

Policia ka lejuar ata që këtë pankartë ta vendosin në rrethojat e objektit ku po mbahet panairi.