Aksion i Policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Istogut katër të arrestuar

E publikuar: 03/12/2021 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut, raporton Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.

“Kanë ardhur i kanë marrë me polici, katër zyrtarë të drejtoratit të bujqësisë, nuk kanë dhënë asnjë informacion, s’e kanë informuar askënd prej komunës”, ka deklaruar Ademaj.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se momentalisht nuk mund të jeoen shumë detaje rreth aksionit të sotëm.

Zëdhënësi i poicisë, Baki Kelani, ka deklaruar për Express se aksioni i sotëm po bëhet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.