Aksion anti-drogë në Tepelenë (Video)

E publikuar: 16/09/2017 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksion anti-drogë në Tepelenë është zhvilluar nga policia ku janë sekuestruar 55 kg kanabis dhe janë arrestuar 2 persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Personat e arrestuar janë Elger Bajo, 29 vjeç dhe Petrit Jahai, 59 vjeç.

Policia bën me dije se në banesën e shetasit Petrit Jahai kishte lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është kryer kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të banesës së shtetasit Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qeska plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 22 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit tëHetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit:

Petrit Jahai, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj.

Gjithashtu në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se mjeti mjeti me targa AA 375 RD po transportonte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë dhe specialistët e seksionin të Hetimit të Narkotikëve në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, automjetit me targa AA 375 RD i është bërë shenjë nga për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambjentet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar  me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë.

Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike

Pesha totale e lëndës ishte 33 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

D.N, 20 vjeç.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Elger Bajo,  29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e këtij shtetasi në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.