I aksidentuari në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK

E publikuar: 30/05/2017 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK pas një aksidenti të ndodhur më 8 maj të këtij viti, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton PK-ja.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.