I aksidentuan bashkëshorten, “Kafsha” kërkon të vendosë drejtësi

E publikuar: 15/11/2016 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shofer automjeti në Marbella të Spanjës e ka futur veten në telashe të mëdha pasi ka aksidentuar para pak kohësh një 28-vjeçare, e cila ishte duke lëvizur me një motor.
Zamara Rodriguez, një “bodybuilder”, ishte duke lëvizur me një motor skuter pranë Benalmadena në Spanjë ndërsa u përplas nga një automjet që u largua menjëherë nga vendngjarja.

27-vjeçarja pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, por fatmirësisht i mbijetoi aksidentit. Policia ka njoftuar se është duke punuar për të gjetur autorin e aksidentit, por tashmë është edhe bashkëshorti i 27-vjeçares që është vënë në kërkim të tij.

E në këtë rast nuk është fjala për një person të thjesht, por për një ‘luftëtar’ të arteve marciale. Christian Holley, është një sportist profesionist i arteve marciale dhe në këtë sporti njihet me nofkën “Kafsha”.

Ai ka thënë së fundmi se është vënë në kërkim të personit që i aksidentoi bashkëshorten dhe për të vendosur drejtësi.

Megjithatë duket se do ta ketë të vështirë, pasi edhe policia ka thënë se ka pak gjasa për ta bërë një gjë të tillë, pasi aksidenti ka ndodhur në një zonë larg kamerave të sigurisë./ Top Channel