Aksidentoi nënën me foshnjën 7 muajshe, policia arreston 17-vjeçarin

E publikuar: 08/08/2017 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 17-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga nga policia e  këtij qyteti pasi aksidentoi ditën e djeshme një nënë me foshnjën e saj 7 muajshe.

Fatmirësisht nëna me foshnjën nuk pësuan lëndime të forta, ndërsa policia ka nisur procedim penal edhe për babain e 17-vjeçarit.

Sipas asaj që bëri me dije policia, 17-vjeçari Gj.K. banues në Durrës, më datë 07.08.2017, rreth orës 20:00, në rrugën “Skënderbej”, duke drejtuar mjetin tip “Benz Fuoristradë”, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen E.B. 31 vjeçe dhe fëmijën e saj A.A. 7 muajsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A.K. pas aksidentit ka goditur me shuplakë shtetasen N.B., 62 vjeçe, nëna e shtetases E.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Gj.K. dhe “Dëmtime të tjera me dashje”  në ngarkim të shtetasit A.K.