Aksidentohet vetura e policisë, lëndohen dy policë

E publikuar: 05/01/2018 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme, një veturë e policisë është aksidentuar në rrugën “Maria Shllaku” në Gjilan.

Nga ky aksident dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë qenë në detyrë, raporton Gazeta Express.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe Shaban Azizi nga Policia e Gjilanit, i cili tha se lëndime kanë pësuar dy policë, ndërsa shkaqet që çuan deri te aksidenti është herët të dihen.

“Po është aksidentu, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Maria Shllaku” që shpie për në Kamenicë. Dy policë kanë pësuar lëndime të lehta, ata kanë qenë në detyrë”, tha Shabani për Gazetën Express.

Nga fotografia vërehet se vetura është ndeshur në një shtyllë të betonit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente.

Sipas Policisë, 28 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 31 të tjera ishin vetëm me dëme materiale. /Express