Aksidentohet 19-vjeçari, ndërron jetë në spital

E publikuar: 03/01/2017 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari dhe plagosjen e dy personave, ka ndodhur sot rreth orës 14.55, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se autovetura tip “BMW”, me targë AA 681 PG, me drejtues Gj.H. 23 vjeç, banues në Shkodër, në vendin e quajtur “Pusi i Fatimes”, fshati Berdicë, Shkodër ka humbur kontrollin mbi mjet dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit me inicialet Gj.H dhe pasagjerët Viktor Hili, 19 vjeç dhe 23- vjeçarja me inicialet K.H. 23, të dy banues në Shkodër, shkruan tvklan, përcjellë Klan Kosova.

Të dëmtuarit u dërguan në spitalin rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku Viktor Hili, 19 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore do shoqërohet në ambientet e komisariat të policisë Shkodër dhe do të procedohet me arrest.