Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

E publikuar: 22/06/2022 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 21:10 në rrugën Gjilan-Cërrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca.

Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e qytetit për tretman mjekësor.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të FSK-së.

Siç mëson Telegrafi, deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të motit, erërave të forta të përcjellura me shi e shtrengatë.