Aksidenti që u mori jetën dy vëllezërve, arrestohet drejtuesi i ‘Benz-it’ (Foto)

E publikuar: 29/09/2017 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Detaje të reja bëhet me dije lidhur me aksidentin tragjik të pasdites së të enjtes, ku dy vëllezër humbën jetën.

Nën akuzë si shkaktar për aksidentin e vëllezërve korçarë është vënë Petro Gegolli, 54 vjeç, banues në Bilisht të Devollit.

Ai është arrestuar nga policia, i akuzuar se në afërsi të fshatit Progër, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA501HV, është përplasur dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje dy vëllezërit me banim në fshatin Plasë, të cilët udhëtonin me një motor “Dayang” pa targa.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën Simon Telo 17 vjeç dhe vëllai i tij Billi Telo 23 vjeç.

Image

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Bilisht-Korçë rreth orës 15.00 të pasdites së djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, në Devoll.

1 / 2

Dy të rinjtë gjetën vdekjen, gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Aktualisht policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të përplasjes, ndërkohë që ndaj Gegollit materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.