Aksident zinxhiror në Rrugën e Arbrit, dyshime për tre të vdekur e katër të plagosur (VIDEO)

E publikuar: 04/01/2023 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, ku raportimet paraprake flasin për 3 të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Aksident i katërfishtë siç shkruan Top-Channel, ndodhi në segmentin Ura e Çereneçit-Maqellarë, përcjell klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore. Nga pamjet e para nga vendngjarja shihet se një nga makinat ka përfunduar përmbys në rrugë.