Aksident tragjik në Gjilan: Vdes një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

E publikuar: 30/04/2022 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:40 në Gjilan, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Njëra nga veturat që është përfshirë në aksident ishte e marrë me qira në një ‘Rent a car’.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi shoferi i veturës tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Demokracia.com ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.