“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij humb kontrollin mbi automjet dhe godet mbrojtëset anësore të rrugës dhe del jashtë rrethojës së Autostradës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri i tij mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, është bërë e ditur në njoftimin e PK-së.