Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

E publikuar: 19/06/2020 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Trudë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ka sqaruar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti, për Insajderin./Insajdeir.org