Aksident në Rrugën e Kombit, makina përplas fëmijën 10-vjeçar

E publikuar: 31/05/2022 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugen e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, prane fshatit Fang.

Një automjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeccar që po kalonte rrugën. Fëmija është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.