Aksident në qendër të Prishtinës, vetura shkel dy vajza dhe ikën nga vendngjarja

E publikuar: 28/06/2022 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në qendër të Prishtinës, ku dy vajza u goditën nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.