Aksident mes veturës dhe motoçikletës, një 18 vjeçar dërgohet në QKUK

E publikuar: 09/06/2022 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 18 vjeçar që ngiste një motoçikletë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi u godit nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 16:15.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 16:15 në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lendime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore të cilën e drejtonte I.B ( M/K) i moshës 51 vjeçar dhe një motoçiklete”.

“Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merrr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin”.