AKR: Jemi trefishuar në Drenas, prandaj ne jemi fitues

E publikuar: 04/12/2016 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosova e Re deri tash sa po numërohen votat nga KQZ gjendet në pozitën e katërt, njofton Klan Kosova.

“Kemi pritur më shumë, por duhet të cekim sepse kemi trefishuar votat dhe kështu i bie se jemi fitues në Drenas”, ka thënë Vesel Makolli – koordinator i AKR-së.

“Në fshatin e kandidatit tonë, ku ka 30 anëtarë të familjes dhe kanë dalë diku dhjetë vota”.

“Kemi afro 1500 vota. Planifikojmë të kemi dikur 3 mijë vota”, ka thënë Makolli për Klan Kosova.