AKR-ja me koalicion mbeti larg në dy komunat që i kishte fituar në zgjedhjet lokale

E publikuar: 13/06/2017 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy komunat e vetme në të cilat në zgjedhjet e kaluara lokale kishte fituar AKR-ja e Behgjet Pacollit, tash kanë mbetur në vendin e tretë.

Në Gjakovë, Mimoza Kusari Lila që në LAA u bashkua me ish partinë e saj AKR-në dhe LDK-në e Isa Mustafës, ka mbetur në kuotën e 8,562 votave apo 23.78 për qind. E para është koalicioni i shumë partive rreth PDK-AAK-Nisma, që kanë grumbulluar 14,982 vota apo 41,62 për qind.

E dyta atje ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, që ka garuar e vetme në këto zgjedhje dhe ka arritur që të grumbullojë 10.853 vota apo 30.15 për qind.

Në Gjakovë janë numëruar 100 për qind të votave dhe ky është rezultati preliminar i zgjedhjeve.

Në Mitrovicë, ku nuk janë numëruar të gjitha vendvotimet, gara për vendin e parë po zhvillohet po ashtu me PAN-it dhe LVV-së. Tash kur ka mbetur vetëm edhe një vendvotim, diferenca është vetëm 40 vota në favor të kësaj të parës.

PAN-i ka marrë 9.708 apo 36.23 për qind, ndërsa VV-ja 9.668 apo 36.09 për qind.

Në Komunën që udhëheq Agim Bahtiri i AKR-së, koalicioni ku ajo bën pjesë ka marrë vetëm 6.184 vota apo 23.08 për qind të votave.