AKR e Vetëvendosje me koalicion parazgjedhor

E publikuar: 19/03/2017 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur deputetin e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në Mitrovicë dhe për funksionimin e koalicionit AKR-LVV, që është lidhur para rreth tre muajsh për qeverisjen e komunës së Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Për më tepër njoftohet se AKR dhe Vetëvendosje po planifikojnë që edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Mitrovicë të bëjnë një koalicion parazgjedhor.

Ky koalicion pritet të mbështes kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, për qeverisjen e Mitrovicës edhe në mandatin e ardhshëm.