AKA përjashtohet nga Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë

E publikuar: 28/02/2018 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, që kishte bërë kryeministri Ramush Haradinaj menjëherë pasi kishte formuar qeverinë e tij, ka lënë pasoja për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Në mungesë të bordit, vendi është përjashtuar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR)
Në një dokument e EQAR bëhet e ditur se Agjencia Kosovare e Akredimit është përjashtuar nga ky regjistër.

Sqarimi i hollësishëm i dhënë nga Komiteti i Regjistrit tregon se kanë pasur komunikim të rregullt me Ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi, nga i cili kanë kërkuar aryset e shkarkimit të Bordit.

Në letrat e shkëmbyera mes ministrit Kosovar dhe EQAR, Bytyqi u ka treguar atyre se shkarkimi është bërë me kërkesën e kryeministrit, pasi ka konsideruar se Bordi dhe drejtori i AKA’së.

Ministri, sipas EQAR, nuk u ka dhënë informata të hollësishme dhe arsyetimi i shkarkimit të këtij bordit “për parregullsi” nuk është si i qëndrueshëm.

Si i tillë, EQAR konsideron se Agjencia Kosovare e Akredimit nuk funksionon më e pavarur, kësisoj nuk i përmbush standardet evropiane të agjencive të arkëtimit.

Si rezultat i kësaj, AKA përjashtohet nga një union i rëndësishëm i Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Kryeministri Haradinaj nw shtator tw vitit tw kaluar kishte kwrkuar nga ministri i Arsimit shkarkimin e bordit tw AAK’sw pasi kishte konsideruar se procesi i akreditimit është përcjellw me joprofesionalizëm dhe shkelje. /Express/