Ahmeti shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare

E publikuar: 29/10/2017 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së dhe njëkohësisht falënderoi votuesit dhe gjitha shtabet e partisë së tij.

Ndërkohë sa i përket komunës së Gostivarit tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la hapësirë të kuptohet se po përgatiten për humbje të kësaj komune.