Aheng dhe gjuajtje me armë zjarri në Prapashticë, arrestohen pesë persona

E publikuar: 30/09/2020 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

olicia ka arrestuar organizatorin e një ahengu familjar në fshatin Prapashticë të Prishtinës e po ashtu edhe katër persona që kishin gjuajtur me armë zjarri në këtë aheng.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.
“Gjatë kontrollit të automjeteve, tek të dyshuarit: L.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me dy karikatorë të zbrazët; E.K. (1980, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë; B.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole GLOK 17 me dy karikatorë (njëri nga ta me kapacitet prej 30 fishekëve); D.B. (1968, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe nëntë fishekë”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë policia ka njoftuar se dyshohet se një veturë, me qëllim të shmangies së kontrollit policor ka shfrytëzuar një rrugë alternative dhe është aksidentuar.

Po ashtu, policia ka arrestuar edhe organizatorin e ahengut.

“Në SP ‘Veriu” është shoqëruar edhe organizatori i ahengut I.S. (1988, m/k), të cilit i është shqiptuar tiketë për shkelje të ‘Ligjit COVID 19’. Policia, ka konfiskuar katër armë të shkurta, ka kontrolluar dhe verifikuar njëzet persona që ishin në vetura, pjesëmarrës në ahengun në fjalë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i DKR në PTH Prishtinë, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi.