“Agim Veliu e pamundësoi një koalicion me LDK-në”

E publikuar: 25/05/2017 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se është i bindur se kjo Lëvizje do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.Ai në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel deklaroi se asnjëherë nuk ndihen pishman që nuk kanë hyrë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike.

Sa I përket mundësisë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Çaushi deklaroi se ka pasur takime me këta të fundit, por një mundësi për koalicion sipas tij e ka pamundësuar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu

“Ata kanë kërkuar takim me neve dhe në natyrisht kemi pranuar. Mirëpo nuk ka pasur asgjë më shumë, përshkak se Agim Veliu e ka përjashtuar çdo koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje” ka thënë Çaushi