Agim Bahtiri: Në marrëveshjen Thaçi – Vuçiq përfshihet veriu (VIDEO)

E publikuar: 25/03/2020 02:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që presidenti Hashim Thaçi ka bërë marrëveshje me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq ku përfshihet edhe dhënia e një pjese të Veriut.

Informatat për ndarjen dhe negocimin e territoreve të Kosovës, Bahtiri thotë që ia ka thënë vet presidenti Thaçi në vitin 2016.

“Me Hashim Thaçin kam biseduar në vitin 2016 dhe e di saktë shumë mirë se ku do të jetë kufiri. Edhe në kohën kur ka qenë varrimi i Isa Boletinit, dhe atë kohë e di pse Thaçi ka qenë kundër varrimit. Atë e kam diktuar në vitin 2016, kur ai [Thaçi] ma ka prezantuar se si do të jetë kufiri shqiptaro-serb”.

Bahtiri në Klan Kosova ka thënë që këtë plan e di edhe Ramush Haradinaj dhe të gjithë liderët tjerë, të cilët sipas tij sot nuk dëshirojnë të tregojnë publikisht se për çfarë është fjala.

“Unë e di saktësisht me centimetër se si do të jetë. Ky plan i tij është i përkrahur nga Isa Mustafa dhe të tjerët, që kanë thënë që ne do të luftojmë për të mos u ndarë kufiri”.

“Ne kemi menduar që LDK-ja e Ibrahim Rugovës nuk fal dhe nuk negocion për territore. Dhe Thaçin e të tjerët që dëshirojnë të negocojnë për territore ne nuk do t’ua pranojmë këtë. Nuk pranojmë në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruhen marrëveshje që i ka bërë Thaçi me kryetarin e shtetit të Serbisë ”.