Adoleshentja kanadeze fiton 48 milionë dollarë në herën e parë që luajti loto

E publikuar: 04/02/2023 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur Juliette Lamour fitoi një xhekpot të lotos në herën e saj të parë që e luajti, adoleshentja iu drejtua menjëherë babait të saj, i cili edhe ashtu është një këshilltar financiar.

18-vjeçarja sapo mori 48 milionë dollarë kanadezë, duke u bërë kanadezja më e re ndonjëherë që ka fituar një çmim kaq të madh.

Por, derisa shumë moshatare të saj me pasuri të fituara papritmas mund të ‘fluturojnë’, Juliette synon të mbesë me këmbë në tokë.

Ajo prapë planifikon të përfundojë studimet dhe të bëhet mjeke.